Policia Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre.
Raporti plotë nga Policia:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & KANOSJE & VETËGJYGJËSI
Rr. Hajredin Bajrami, Lipjan 26.11.2021-16:37.
Dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre.
Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë.
Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


