Ahmeti gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit është në nivel të kënaqshëm

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit është në nivel të kënaqshëm. Ai po ashtu është shprehur mirënjohës dhe falenderues për angazhimin e vazhdueshëm të KKSB-së në rritjen e nivelit të sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit.
I pari i Komunës ka përmendur hapjen dhe pastrimin e disa lumenjëve në vitin 2015 si dhe rregullimin e shtretërve të tyre si projekt që ka rezultuar në uljen e nivelit të vërshimeve në territorin e Komunës së Lipjanit. Ndërsa, hapja e Lumit Sitnica sipas kryetarit Ahmeti do të bëhet këtë vit, në mënyrë që problemi me vërshime nga ky lum të mos shkaktoj dëme në të ardhmën.
Në këtë mbledhje u prezantua dhe u aprovua raporti i punës së KKSB-së për vitin 2015, si dhe u diskutua për Planin e Veprimit për vitin 2016. Ky Plan i Veprimit do të plotësohet dhe do të aprovohet në mbledhjen e ardhshme të KKSB-së.
Po ashtu në këtë takim, përfaqësuesi i Policisë, prezantoi raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit. Bazuar në statistikat që u prezantuan dhe gjendjes në teren, gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit u vlerësua nga të gjithë pjesëmarrësit si e qetë dhe pa ndonjë tendencë të përkeqësimit.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...