Inaugurohet projekti: “Rregullimi i hapësirave publike në Lipjan”

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, së bashku me Drejtorin e projektit DEMOS, Norbert Pijls, të enjeten kanë inauguruar projektin për rregullimin e hapësirave publike në qytetin e Lipjanit, duke e finalizuar bashkëpunimin e suksesshëm në mes Komunës dhe DEMOS – it.
Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e këtij projekti dhe ka thënë se me këtë projekt është arritur që të krijohen hapësira gjelbëruese dhe rekreative të cilat do të shfrytëzohen nga qytetarët lipjanas dhe banorët e lagjeve.
Në shenjë falenderimi Kryetari Ahmeti ndau mirënjohje për përfaqësuesin e DEMOS-it, duke uruar që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmën dhe që Komuna e Lipjanit të vazhdoj të ketë një mbështetje ashtu siç ka pasur në vitin 2015, jo vetëm në financimin e projekteve por edhe me asistencën që kanë ofruar për të rritur përformancën e Administriatës në disa sektorë.
Ndërsa përfaqësuesi i projektit DEMOS, Norbert Pijls është shprehur se Komuna e Lipjanit ka bërë një punë të shkëlqyeshme në përmirësimin e hapësirave publike dhe këtë e ka bërë në disa mënyra. Fillimisht Komuna ka pasur një shumë të madhe të bashkëfinancimit në këtë projekt si dhe gjatë gjithë kohës ka pasur staf të përkushtuar për përmirësimin e stadardeve sa i përket hapësirave publike.
Ai poashtu ka theksuar se Lipjani është Komuna më e mirë dhe më e suksesshme në përmirësimin e hapësirave publike, në mesin e 17-të Komunave me të cilat bashkëpunon DEMOS-i.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në vitin 2015, ndërsa është mundësuar nga fondet e përbashkëta të Komunës së Lipjanit dhe projektit DEMOS. Me anë të këtij projekti është bërë rregullimi i vendkalimeve për persona të hendikepuar, eliminimi i pjesës me baltë nga trotuaret, mbjellja e drunjëve dekorativ, vendosja e ulëseve si dhe vendosjen e shportave për mbeturina.
Kryetari Imri Ahmeti dhe Norbert Pijls u zotuan se do të vazhdoj bashkëpunimi i ngushtë dhe në të ardhmen, ku do të bashkëfinancohen projekte tjera me rëndësi për Komunën e Lipjanit.
DEMOS ka ndarë edhe një grand tjetër për Komunën e Lipjanin, investim ky që përsëri do të jetë për hapësirat publik

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...