Mbahet debat për të ndihmuar nënat vetushqyese

PUBLIKUAR

Shoqata e juristëve “Norma ” në bashkëpunim me NDI, mbeshtetur nga USAID ka organizuar debat me temën “Nënat vetushqyese dhe fëmijet nën kujdesin e tyre: Sfidat në zbatimin e Ligjit për Familjen”. Gjatë debatit u diskutua rreth gjendjes së nënave vetushyese në Kosovë dhe vështësitë që ato kanë gjatë kërkimit të zbatimit të të drejtave të tyre. Përfaqsuesja e shoqatës Valbona Salihu foli për punën që po bën shoqata “Norma” për tëndihmuar nënat vetushqyese. Në takim ishte edhe asambleistja nga Lipjani Linda Shahini, njëherit Krysuese e Grupit të Grave në Lipjan. Asambleistja Linda Shahini si njē ndër panelistet kryesore foli për gjendjen e nënave vet ushqyese në Komunën e Lipjanit, ku ndër të tjera theksoi se komuna e Lipjanit po punonë për të ndihmuar nënat vetushqyese dhe shumë shpejt do të filloi të ju jap ndihmë për femijët në fushën e edukimit. Ndërsa panelistja tjetër Shqipe Zogu, asambleiste nga Drenasi foli për ndihmat që iu janë dhënë nënave vetushqyse në Drenas. Të pranishëm në këtë debat ishin edhe përfaqsues nga Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale, përfaqsues nga organizatat e nënave vetushqyese si dhe përfaqsues nga Instituti Kombëtar Demokratik. Në fund anëtarët e shoqatës “Norma” prezantuan edhe një hulumtim lidhur me monitorimin e Institucionëve publike lidhur me zbatimin e Ligjit për familje, ku edhe u dhanë rekomandimet konkrete për të ndihmuar në këtë fushë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...