Kryeprokurori bullgar reagon pas tragjedisë ku vdiqën 46 udhëtarë

PUBLIKUAR

Kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev u ka shprehur ngushëllime popullit të Maqedonisë së Veriut, pas aksidentit tragjik ku gjetën vdekjen 46 persona, kryesisht shqiptarë.

Në një letër drejtuar homologut të tij maqedonas, Ljubomir Yoveski, Geshev tha se prokuroria bullgare do të bëjë të gjitha përpjekjet për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e shkaqeve që çuan në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën e Strumës, transmeton Gazeta Express.

Hetimi, i cili i është caktuar Shërbimit Hetimor Kombëtar, do të bëhet nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit – Sofje dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit, raporton gazeta bullgare, Duma.

Mediat bullgare kanë raportuar se mes viktimave, pesë ishin fëmijë.

Autobusi, i cili ishte nisur nga Stambolli për në Shkup u aksidentua në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje dhe me pas u përfshi nga flakët.

Ndërkohë shtatë pasagjerë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimet.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...