Javën e kaluar, Phillip Sullivan nga Detroit, Michigan, ka shpërndarë në Facebook një video emocionuese të djalit të tij 15-vjeç Trevor, i cili zgjohet i lumtur nga koma, pasi operacioni për transplantimin e zemrës ishte kryer me sukses dhe pa ndonjë komplikim.
Sipas ABC News, nëna e Trevor, Kimberly, kishte regjistruar momentin emocionues në nëntor të vitit të kaluar, pasi i biri i saj u zgjua dhe filloi të marrë frymën e parë me ndihmën e zemrës së tij të re, transmeton Telegrafi.

Më vonë ajo e shpërndau këtë video organizatës “Gift of Life Michigan”, që merret me koordinimin e organeve dhe indeve përmes transplantimit të donatorëve të vdekur.

“Jam shumë i lumtur… Ka kohë që e kam këtë moment… Tani mund të marrë frymë dhe të flasë… Ndihem shumë mirë… Në fakt kurrë më parë nuk jam ndjerë kaq mirë”, ka thënë Trevor derisa ishte i shtrirë dhe nuk mund të ndalte lotët e gëzimit. /Telegrafi/


