KRU Prishtina Sh.a ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.
Sipas KRU Prishtina bëhet e situr se me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit.
Njoftimi plotë:
Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00.
Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit.


