Përfaqësueset nga zyra e OJQ- së “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” vizituan Lipjanin

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e Drejtorisë së shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, gjatë ditës së martë kanë pritur në zyrën e tij, përfaqësueset nga zyra e OJQ- së “Arbeiter-Samariter-Bund (ASB)” me seli në Prizren, Dafina Hoxha dhe Rita Llulla.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u prezantua projekti për ndihmë të 16 familje raste sociale nga Komuna e Lipjanit, i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Projekti ka për synim, ndihmen e familjeve me raste sociale përmes mini granteve ose bizenseve të vogla, duke vazhduar me zhvillimine veprimtarisve të tyre edhe në të ardhmen, por njëkohësht përfituesit duhet ti plotësojnë disa kritere si: familjet më më shumë anëtarë, nënat që janë mbajtëse të familjes etj.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se kësi lloj ndihmash për qytetarët e Komunës së Lipjanit janë të mirëseardhura, duke pasur parasysh edhe territorin hapur që ka Komuna e Lipjanit dhe sigurisht që ka familje që kanë nevojë për këto ndihma.
Vlera e një ndihme në një familje do të jetë rreth 2.500.00€.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...