Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpallur fitoren në pesë komuna të Kosovës,
Abdixhiku tha se LDK-ja ka fituar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash.
“Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Më lejoni të shpallë fitore edhe në Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash dhe po presim numërimin e votave të tjera”, është shprehur Abdixhiku.
Po ashtu edhe Imri Ahmeti ka uruar Përparim Ramën “Urime Prishtina. ”


