SHBA: Samsung Galaxy S7 lansohet më 11 mars

PUBLIKUAR

Sipas një raporti të ri thuhet se më 11 mars do të bëhet lansimi zyrtar i Samsung Galaxy S7 në tregun më konkurrues të telefonave, SHBA.

Lajmi ka rrjedhur nga llogaria më e famshme për informacionet e hershme, përkatësisht nga Evan Blass (@evleaks), i cili zakonisht bën njoftime shumë të sakta për lansimet e pajisjeve të ndryshme mobile dhe jo vetëm.

Megjithatë, përpos kësaj date, Evan Blass nuk ka bërë të ditura detaje të tjera për modelin e ardhshëm të telefonit të Samsung, Galaxy S7.

Kësaj radhe ende nuk dihet koha e saktë e prezantimit nga ana e Samsung për modelin Samsung Galaxy S7, por pritjet janë që kjo të ndodhë para ose gjatë mbajtjes së Kongresit Botëror Mobil në Barcelonë. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...