Edhe Shala bëhet me Qendrës me bazë në komunitet

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Mimoza Shahini drejtoreshë e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë kanë bërë Përurimin i Qendrës me bazë në komunitet në Shalë të financuar nga UNICEF, njofton Komuna.

Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se ky është njëri prej prej projekteve më të qëlluara dhe më të rëndësishme për nxënësit e regjioneve ku deri më tani janë hapur 3 qendra për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç, në të cilat do t’ju mundësohet prindërve të regjioneve të ndryshme ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës parafillorë në mënyrë që të aftësohen sa më mirë për klasën e parë.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se do të bëjmë përpjekje që në vijim të angazhimeve tona të zgjerojmë edhe me tutje këtë bashkëpunim edhe me qendra tjera. Ai po ashtu në emër të prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Lipjanit ka falenderuar Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë si dhe UNICEF për bashkpunimin e mirë.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...