Komuna dhe DKA në Lipjan heshtin për keqëperdorimet seksuale të arsimtarëve ndaj nxënësve në shkollë

PUBLIKUAR

RDK-Lipjan ka reaguar ashpër ndaj rastit seksual të miturës 13 vjeçare nga komuna e Lipjanit nga arsimtari A.S dhe mosparaqitja e rastit nga drejtori i shkollës H.S, RDK e ka akuzuar Drejtorin e DKA-së në Lipjan që nuk ka ndërrmar masat e nevojshme

“Të shokuar nga rasti i keqëtrajtimit seksual të miturës 13 vjeçare nga komuna e Lipjanit nga arsimtari A.S dhe mosparaqitja e rastit nga drejtori i shkollës H.S.

Edhe më shqetësuese është fakti që Rasim Hasani dhe vartësit e tij janë të njoftuar me rastin dhe ende nuk kanë marrë asnjë masë. Për rastin në fjalë prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj arsimtarit për keqëperdorim seksual të fëmijëve dhe ndaj drejtorit të shkollës për mosparaqitje të rastit.

Në gazetën “Koha ditore” të datës 23.01.2016, mund ta gjeni shkrimin dhe deklaratën e drejtorit komunal të arsimit Rasim Hasani dhe tendencën për ta fshehur rastin”, thuhet në komunikatë nga RDK, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...