Komuna e Lipjanit organizoi mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sami Drenicës

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit përmes një postimi në faqen zyrtare njoftoi se ka  organizuar mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Sami Drenicës, zyrtarë në Drejtoratin e Arsimit.
Me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti në fjalën e tij në këtë mbledhje ka vlerësuar lartë veprën e Sami Drenicës ku dhe në emër të të gjitha institucioneve komunale u shprehi ngushëllimet më sinqerta familjes kolegëve dhe të që njohën, punuan me Samiun.
Kryetari Ahmeti po ashtu theksoi se Samiu për shumë vite dha kontribut të çmuar në edukimin e gjeneratave, për një kohë ai edhe drejtor shkolle, për tu sistemuar më vonë si bashkëpunëtor profesional në DKA në Lipjan. Ai ishte një drejtues, mësues një punëtorë pedant e i afërt me të gjithë ku do që punoj e jetoj, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Fjalë rasti prezantuan edhe Artan Hasani përfaqësues nga shkolla “Ibrahim Banushi”në Shalë, Ismajl Gashi dhe i biri i Sami Drenicës.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...