Krasniq në lowa: Fokusi për të ardhmen duhet zgjeruar edhe në fushën e energjisë dhe mjedisit

PUBLIKUAR

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës Donika Gërvalla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, përfaqësues diplomatik të Kosovës në ShBA dhe përfaqësues të FSK-së, kanë vazhduar takimet zyrtare

dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në Iowa, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të Programit për Partneritet Shtetëror mes Kosovës dhe Iowa-s në sektorin e mbrojtjes.

Gjatë ditës së sotme janë pritur në takim nga Gjeneralmajori Benjamin Corell, komandant i Gardës Kombëtare të Ioëa-s.

Me këtë rast, ministri tha se në këtë konferencë, poashtu u prezantuan eksperiencat e panelistëve të qyteteve të IOËA-s me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet.

Postimi i plotë:

Në ditën e dytë të 10 vjetorit të bashkëpunimit Kosovë – IOËA, së bashku me Kryesuesen e Delegacionit të Kosovës, zv.Kryeministren/Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla dhe Ministrin e Mbrojtjes z.Armend Mehaj, morëm pjesë në konferencën e përbashkët për të prezantuar sukseset dhe të arriturat ndërmjet dy vendeve.

Në këtë konferencë, poashtu u prezantuan eksperiencat e panelistëve të qyteteve të IOËA-s me të cilat komunat e Kosovës kanë partneritet. Në përmbyllje të punimeve të konferencës u konfirmua që bashkëpunimi i deritanishëm ka rezultuar me sukses dhe fokusi për të ardhmen duhet zgjeruar edhe në fusha të tjera prioritare si, energjia dhe mjedisi.

SHIKO MË SHUMË

Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, rrezikohet liria e media e demokracia – institucionet të reagojnë

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, televizionet...

Haxhiu në Sofje: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat, jemi të gatshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ishte pjesë e Samitit të Procesit të...

Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe...