Dyshohet se puset private po fusin ujin në sistemin e shpërndarjes, një lagje në Henc të Fushë Kosovës mbesin pa ujë

PUBLIKUAR

Banorët e rrugës ‘Avdyl Henci’ në fshatin Henc do të mbesin pa ujë të pijes deri në identifikimin e vatrës kundërmuese.

Kështu ka bërë të ditur KRU Prishtina, e cila përmes një komunikatë për media njoftoi se analizat e ujit kanë rezultuar me parametra të rregulla dhe nuk janë vërejtur ndonjë baktere, as ndonjë aromë e keqe.

“Tashmë uji është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe ekipet janë në terren për identifikimin e vatrës së kundërmimit. Dyshimet janë se , ndonjë nga puset private po futë ujin në sistemin e shpërndarjes.
Mungesë të furnizimit për fshatin Henc do të ketë deri në identifikimin e vatrës kundërmuese”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...