Përurohet Qendra me bazë në komunitet në Magure

PUBLIKUAR

 

 

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Nona Zicherman nga UNICEF dhe përfaqësues të tjerë kanë bërë Përurimin i Qendrës me bazë në komunitet në Magure.

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti falënderoi UNICEFIN dhe Mimoza Shahini drejtoreshë e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë që mundësuan këtë projekt në Lipjan.

Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për nxënësit e regjioneve ku do të hapen këto qendra për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe në të cilat do t’ju mundësohet prindërve të regjionit të ndryshme ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës parafillorë në mënyrë që të aftësohen sa më mirë për klasën e parë, shkruan Komuna e Lipjanit.

Nona Zicherman nga UNICEF theksoi se ndihet mirë që sot është jetësuar ky projekt në Lipjan, duke shtuar se Komuna e Lipjanit është në mesin e komunave kampione në Kosovë.

Po ashtu shumë shpejt një qendër e tillë do të jetë edhe në fshatin Shalë.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...