Rita Ora është prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.
Ylli i muzikës ndërkombëtare mbetet aktive me projekte muzikore dhe koncerte, por asnjëherë nuk e lë anash kujdesin për pamjen fizike.
Këtë gjë e ka treguar vet ajo edhe në disa imazhe që ka ndarë së fundi në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 16 milionë ndjekës.
Foto: Rita Ora/Instagram
Në fotot që ka sjell, Rita shihet në veshje sportive, me grim të thjesht, teksa bën disa ushtrime pak para performancës së saj të radhës.
Foto: Rita Ora/Instagram
“Ajo na mban neve të fortë, gjithmonë kemi kohë për 5 minuta ushtrime të krahëve para performancës”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive.
Foto: Rita Ora/Instagram
Kujtojmë që së fundi, 30-vjeçarja realizoi një fotosesion tejet unik për revistën “Issue”, për numrin e nëntorit. /Telegrafi/
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram







