Në Lipjan nis vaksinimi kundër gripit sezonal

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se është furnizuar me vaksinat sezonale kundër gripit sezonal.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë të punës, në sallën e sporteve “Better Life” ku administrohet edhe vaksina antiCovid

 

Njoftimi nga Komuna:

Njoftim nga Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se jemi furnizuar me vaksinat sezonale kundër gripit sezonal. Vaksinimi do të realizohet çdo ditë të punës, në sallën e sporteve “Better Life” ku administrohet edhe vaksina antiCovid.
Kjo nuk pengon në asnjë mënyrë njëra tjetrën dhe sipas prospektit të MSH dhe Institutit mund të aplikohen dyjat njëkohësisht!
Grupet me prioritet për vaksinim janë:
– punëtorët shëndetësorë
– personat mbi 65 vjeç
– personat me sëmundje kronike,
– shtatzënat,
– fëmijët me imunitet tê dobësuar.
#vaksinohu

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...