Varroset sot regjisorja Burbuqe Berisha

PUBLIKUAR

Regjisorja e njohur kosovare e cila vdiq ditën e djeshme do të varroset sot.

 

U bë e ditur në rrjete socile nga familjarët e të ndjerës, duke treguar se do mbahet një mbledhje komemorative e pastaj do mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar.

Ndërkohë, ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Shkrimi i plotë i motrës së të ndjerës:

“Motra ime, shpirti im i bardhë, ti që ishe motër, nënë e babë për ne, mua, Vjollcën dhe Dardanin. U rritëm me shumë sakrifica, pa prindërit tanë, por gjithmonë qëndruam të lidhur e të bashkuar. Krahu ynë sot u këput, ike papritmas dhe na le në pikëllim të thellë e me zemër të thyer. Nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndiejmë për humbjen tënde. Kontributi yt ishte shumë i madh jo vetëm për familjen por edhe për gjithë vendin tonë!

Pusho e qetë shpirti jonë i bardhë!

Ju njoftojmë se ceremonia mortore mbahet me datën 28 tetor, duke filluar me mbledhjen komemorative të organizuar nga Kolegji AAB, në teatrin “Faruk Begolli”, me fillim në orën 10:00.
Pastaj nga ora 12-14, nën organizimin e MKRS, mbahen homazhe në Teatrin Kombëtar, ndërsa ceremonia e varrimit bëhet në orën 15, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.

Ditën e premte, me 29 tetor, në orën 11:00, në Teatrin Kombëtar, nën organizimin e Ministrisë së Kulturës, mbahet mbledhja komemorative, për nderimin e jetës dhe veprës së Buqes tonë.

Me këtë rast falënderojmë përzemërsisht Kolegjin AAB, MKRS-në dhe gjithë shoqërinë, familjarët dhe dashamirët, që gjatë gjithë kohës ishin dhe vazhdojnë të jenë me ne duke bashkë ndarë dhembjen!

Sinqerisht,

Familja Berisha”.

SHIKO MË SHUMË

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...

Gjithçka i ka hije, Olta në fustan i lë të tjerët në hije

Olta Gixhari di si të marrë vëmendje. Aktorja e njohur ka publikuar fotografi me një...