Pas 60 viteve e kuptojnë se xhamia në të cilën janë falur – është e kthyer në anën e kundërt!

PUBLIKUAR

Pas gjashtë dekadave, besimtarët e kanë kuptuar se xhamia e tyre nuk është kthyer si duhet para Kiblës në Mekë, dhe për këtë arsye ata tani kthehen në anën e kundërt gjatë faljes.

Xhamia Kakac në qytetin Kutahya të Turqisë, është ndërtuar në vitin 1956 nga njerëzit e vullnetit të mirë, kurse xhemati javën e kaluar e ka informuar Imamin e xhamisë dhe zyrtarët e Myftiut, se dyshojnë për pozicionin e saktë të xhamisë, transmeton Telegrafi.

Myslimanët në mbarë botën para faljes së namazit kthehen në drejtim të Kibles, ose drejt Mekës, dhe për këtë arsye gjitha xhamitë janë të ndërtuara në atë drejtim.

Por, Myftiu Jusuf Gul, ka urdhëruar që të përcaktohet nëse dyshimet e besimtarëve janë të arsyeshme, dhe në fund është konstatuar se xhemati tash e 60 vite janë falur në anën e kundërt, pasi xhamia ka devijuar për 69 shkallë nga drejtimi i Kiblës.

“Kemi pasur mospërputhje të madhe. I kam thënë xhematit në mënyrë të qartë se ky problem duhet disi të rregullohet, dhe se nuk kanë arsye të brengosen për lutjet e tyre të mëparshme pasi ato në asnjë mënyrë nuk vihen në dyshim, pasi një gabim i tillë nuk e prish namazin. Rrënimi i xhamisë apo i mureve të saj në këto momente do të krijonte probleme tjera, kështu kemi vendosur që brenda xhamisë të vizatojmë vijat e re për rreshtimin e xhematit gjatë faljes së namazit”, ka deklaruar Myftiu Gul.

Imami i xhamisë Mehmet Budak, ka deklaruar se shumë besimtar po befasohen kur po e shohin xhematin duke u falur në anën e kundërt të xhamisë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...