Rita Ora mahnitëse në fotosesioni e ri, vë në pah linjat trupore në fustan elegantë

PUBLIKUAR

Ka një zë unik, linja të përkryera dhe konsiderohet një prej artisteve më të famshme në botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Rita Ora e cila suksesshëm ka arrit të bëhet një prej emrave më të njohur ndërkombëtarisht.

30-vjeçarja ka fansa të shumtë anë e mbanë botës, por mbi 16 milionë i numëron vetëm në llogarinë e Instagram-it.

Foto: Rita Ora/Instagram

Prandaj, me një numër të tillë ndjekësish, Rita iu qëndron afër me postime nga më të ndryshmet, si nga ato profesionale, por edhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, ylli i hitit “Anywhere” postoi disa imazhe në të cilët dukje më bukur se asnjëherë më parë dhe plot shkëlqim.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja u shfaq elegante dhe tërë sharm e veshur në një fustan dypjesësh të ngushtë me ngjyrë të gjelbër.

Rita kompletoi këtë paraqitje me grim të theksuar dhe flokët bionde që i la të valëzuara mbi supe.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Është vetëm një nga ato mëngjese”, shkroi Rita sipër imazheve.

Artistja e famshme, ndërkohë është rikthyer në Angli pas një qëndrimi të gjatë në Amerikë, ku edhe punoi në projekte të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...