Në videot e panumërta në internet, shihen njerëz që bëjnë lëvizje nga më të ndryshmet e më të çuditshmet. Mbase, në mesin e tyre donte të ishte edhe ky i ri nga Shtete e Bashkuara.
Ai i ka hapur duart para një shporte mbeturinash dhe për një moment hidhet sipër.
Nuk dihet nëse ai donte të rrotullohej, apo të dilte nga ana tjetër, por dihet se u rrëzua keq, transmeton Telegrafi.
“Çfarë është duke bërë?”, është komenti që i është montuar kësaj videoje.
Sidoqoftë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim, andaj mundemi të qeshemi dhe ta marrim si një shembull që nuk duhet imituar. /Telegrafi/


