Melinda Ademi paralajmëron këngën e re duke vënë në pah linjat trupore

PUBLIKUAR

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Artistja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, të fundit këngë e solli në muajin korrik.

Derisa kanë kaluar thuajse katër muaj, 25-vjeçarja ka njoftuar fansat se po rikthehet me diçka të bukur.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Duke theksuar linjat e fizikun e bujshëm, krijuesja e hitit “Qa din ti” duket se ka nisur edhe përgatitjet.

“Diçka e bukur po vjen”, ka shkruar ajo.

 

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës janë kurioz të dinë më shumë rreth asaj që po sjell.

“Ay Caramba”, realizimi i fundit me Norën dhe Gjikon deri më tani ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...