Enca thyen pjata në festën e saj të ditëlindjes

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka festuar dje (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.

Ajo vendosi që këtë ditë të veçantë ta festonte bashkë me disa nga njerëzit e saj më të ngushtë në Dubai.

Këngëtarja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj fotografi dhe video të ndryshme nga festa e mbrëmshme.

Ndër të tjerash, ajo publikoi një moment ekzaltimi, kur në dëfrim e sipër ka filluar të thyejë pjata në festë.

Këngëtarja ka shkruar në mbishkrimin e videos se është duke bërë atë që gjithmonë ka dashur të bëjë gjatë një festeje të tillë.

“O Zot, unë gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e videos, ku shihet teksa gëzon në festën e ditëlindjes së saj të 26-të, shkruan telegrafi.

Këngëtarja përndryshe ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit e saj edhe në fotografinë e publikuar në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive nga festa e organizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...