Votojnë edhe të burgosurit në burgun e Lipjanit

PUBLIKUAR

Të burgosurit në burgun e Lipjanit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të votuar.

Të drejtë vote në këtë qendër kanë 29 të burgosur, nga ta 10 të rritur dhe nëntë të mitur.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve në këtë qendër korrektuese, Mentor Mehmeti, ka thënë se materialet në këtë qendër kanë arritur me kohë.

“Si çdo vend në Kosovë edhe në qendrën korrektuese po zhvillohen zgjedhjet. Materialet kanë ardhë me kohë”, ka thënë Mehmeti.

Ndërkaq njëri nga të burgosurit i cili e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim, ka thënë se është mirë që çdo i burgosur ta shfrytëzojë këtë të drejtë.

“Kjo është hera ime e parë me zgjedh kryetarin e komunës e hera e dytë kështu”, ka thënë i burgosuri, raporton klankosova.

“Është mirë që çdo i burgosur me ushtru të drejtën e tij qytetare, pse mos me shfrytëzu. Mos me na mbetë pikë, marak, pasi s’jemi shumë gjatë këtu, edhe mundemi  me pa punën e tij. Të mirat që i bon ose të këqijat shihen”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se kanë edhe televizor nga ku mund edhe t’i ndjekin rezultatet e kësaj gare zgjedhore.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...