“Zgjoi” fiton çmim në Festivalin e Filmit në Varshavë

PUBLIKUAR

Filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli e ka fituar edhe një çmim, kësaj radhe në Festivalin e Filmit në Varshavë.

““’Zgjoi’ shpërblehet në Festivalin e Filmi në Varshavë”, ka njoftuar Basholli në Facebook.

“Ka fituar Çmimin kryesor të garës ndërkombëtare si filmi më i mirë në kategorinë “ 1-2 Competition”, që u ndahet regjisorëve për filmin e tyre të parë apo të dytë të metrazhit të gjatë”.

Basholli është shprehur e lumtur pas këtij triumfi, por duke thënë që rrugëtimi i këtij filmi nuk mbaron këtu.

“Çdo çmim është një konfirmim i punës së mirë që ka bërë i gjithë ekipi. Eksperienca dhe mikpritja në Festivalin e Filmit në Varshavë ishte e mrekullueshme dhe jemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë”, ka thënë Basholli.

“Rrëfimi për gratë krushiane duhet të shihet nga të gjithë. Ne kemi akoma rrugë për të bërë dhe festivale te tjera qe na presin”.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...