Vazhdon përplasja, Shqipja sulmon sërish Mevlanin me këto fjalë

PUBLIKUAR

Sherri mes Mevlanit dhe Shqipes momentalisht është ndër më të komentuarit

Çdo gjë lidhet me videoklipin e parë të Mevlanit ku protagoniste ishte Shqipja.

Mevlani është shprehur se ka qenë Shqipja ajo që ka kërkuar të jetë pjesë e këngës, duke e cilësuar si gënjeshtare.

Ky ishte momenti që edhe Shqipja zgjodhi të reagojë.

E ftuar së fundmi në emisionin “Ftesë në pesë”, ish-konkurrentja ka sqaruar se kohët e fundit i ka thënë Mevlanit “jemi larë” për ta mbyllur historinë dhe mos përfliteshin më, por ai sërish e ka vazhduar këtë histori.

“Nxori një video dhe i thashë ‘hajt se jemi larë’. U mbyll. Kurse tani vazhdon e flet prapë. Po mos fol se unë do replikoj e do mbroj veten. Ai po më gjuan, po më sulmon e unë do mbrohem, s’ do e lejoj të më nxjerrë keq pa qenë unë keq. Se me thënë të drejten Bieta, s’e kam problem t’i them Mevlanit ‘po, unë të kërkova që të merrja pjesë në klip. S’ ka ndonjë gjë se unë kam qenë lart në atë kohë. Unë i dhashë famën, “folloëers”, klikimet. Boll tani! Po të më thotë njëhere faleminderit, po bën si shpirt i keq, si gjynah. Leje çfarë thotë ai lart e poshtë, është e gjitha çështje sedre nga ana ime”, është shprehur Shqipja.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...