Fifi dhe Graniti kohëve të fundit janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother.
Dyshja kanë deklaruar gjatë spektaklit të së premtes mbrëma se diçka mes tyre po lind, por mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të ndodhë me ta.
Fifi, ishte njëra nga banoret e dënuara nga Big Brother, ku për më shumë se 24 orë qëndruan në një ambient krejt të veçantë të shtëpisë së bashku me Palomën, Ilirin dhe Arditin.
Largësia apo ndarja nga Graniti, ka bërë që ky i fundit t’i bëjë një surprizë romantike këngëtares tek krevati i saj.
Ai ka formuar një zemër me trëndafil e qirinjë në shtratin e saj, duke lënë pa fjalë jo vetëm këngëtaren, por të gjithë banorët.
Graniti i tha Fifit se i është dukur shtrati i saj bosh gjatë këtyre ditëve ndërsa i pyetur prej saj se sa e ka marrë malli nga 1-10, ai tha më shumë se 10.
Ajo gjithashtu u shpreh se i uron mirëseardhje Fifit në shtëpinë e familjes Cana.


