Rrahje në Lipjan, njëri dërgohet në QKUK për trajtim

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasoj, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, transmeton LipjaniNews.

 

Raporti plotë nga Policia:

LËNDIM TRUPOR

Lipjan, 12.10.2021 – 13:35. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe si pasoj, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

 

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një brisk, ndërsa është dëmtuar një veturë.

 

Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjetër janë liruar.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...