Në Gyumri të Armenisë, ndodhet një kopsht zoologjik, ku kanë mbetur të gjallë, vetëm tre luanë dhe dy arinj.
Ata kanë pasur fatin të mos ngordhin urie, sikur shumë kafshë të tjera, që jetonin së bashku.
Këto kafshë, i përkisnin një oligarku të pasur, i cili i mbante në kafaze të pastra, në kopshtin e tij luksoz, ku organizoheshin shumë ahengje.
Por, me falimentimin e tij, humbën paratë, e së bashku me to edhe ahengjet.
Kafshët që dikur bënin jetë të mirë, hanin dhe mbaheshin pastër, u braktisën në periferinë e qytetit.
Për disa ditë me radhë, askush nuk është kujdesur për to, duke bërë që shumica të ngordhin.
Për fat të mirë, një çift bashkëshortor, kanë kaluar pranë këtij kopshti të vogël dhe kanë dëgjuar thirrjet e kafshëve.
Hovhamnes dhe Alvina Madoyan, marrin çdo ditë mish që e hedhin kasapët dhe u sjellin kafshëve, për t’i mbajtur gjallë. /Telegrafi/
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)
.jpg)


