Pas festës së ditëlindjes, Arta Nitaj sjell poza të reja provokuese nga pushimet në Dubai

PUBLIKUAR

Arta Nitaj padyshim konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.

Prandaj, modelja dhe aktorja është edhe ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë, e kjo edhe për faktin që ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë provokimet.

Bukuroshja nga Peja së fundi ka filluar pushimet në Dubai ku edhe festoi ditëlindjen e 25-të, ndërsa solli pamje nga atmosfera e organizuar për ditën e saj të veçantë.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Ndërsa, sot (e hënë), Arta postoi pamje të reja nga pushimet, teksa shihet duke shijuar ditën pranë pishinës e veshur në bikini shumëngjyrëshe dhe syze të zeza dielli.

Nitaj dukej në formë të mirë dhe si përherë provokuese dhe joshëse, teksa pozoi për mbi 307 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Arta Nitaj/InstaStory

Ndërkohë, kujtojmë që Artën përveç si aktore në serialin “O sa mirë”, e kemi parë edhe si moderatore të emisioneve sportive.

Ndërsa, modelja më parë u paraqit edhe në videoklipin “Phantom” të këngëtarit Butrint Imeri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...