Blen telefon Samsung S6 Edge, ja çfarë gjen në kuti (Foto)

PUBLIKUAR

Një klient hapi kutinë e telefonit të ri, për të gjetur aty, jo celularin qe mezi priste, por një sfungjer që po i zëvendësonte dëgjueset dhe një kanaçe me sardele në vend të telefonit.

Greg Cundill, tregon se po priste të merrte telefonin e tij të ri, Samsung Galaxy S6 Edge pasi kishte rinovuar kontratën me kompaninë telefonike. Por kur hapi kutinë pa një kanaçe me peshk të vajosur.

“As nuk dija çfarë të thoja kur e hapa kutinë”- tha 23 vjeçari, Greg. “Mua as që më pëlqejnë sardelet. Po atë sfungjerin se di pse e kanë vendosur aty”-shtoi ai ironikisht, transmeton noa.

Kompania që kryen transportin është duke e hetuar rastin, shkruan The Sun. Gregu shtoi se ishte pak i nevrikosur se si pagoi 56 paundë vetëm për transportin e këtyre peshqve.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...