Policia Kosovës ka njoftuar se njësitet policore gjatë kontrollit në qendrën e azilit, te tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj kanë gjetur dhe konfiskuar dy thika-kuzhine, dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, transmeton LipjaniNews.
Raporti plotë nga Policia:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS DHE NARKOTIKËVE
Fsh. Magure, Lipjan, 07.10.2021-15:30. Njësitet policore gjatë kontrollit në qendrën e azilit, te tre të dyshuar meshkuj me shtetësi të huaj kanë gjetur dhe konfiskuar dy thika-kuzhine, dhe një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


