Keqpërdorim i detyrës, arrestohet një person në Janjevë

PUBLIKUAR

Është arrestuar një zyrtarë i postës në Janjevë për keqpërdorim të detyrës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë hetimit ka arrestuar të dyshuarin, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 2 mijë e 26 dërgesa postare të pa dorëzuara, përcjell Demokracia.com

I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

‘’Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë sekuestruar 2026 dërgesa postare të pa dorëzuara. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...