Kuriozitet: Lind foshnja me dy koka (Video)

PUBLIKUAR

Mjekët në Indi kanë mbetur të shokuar kur Anita Tiwari (28), lindi një foshnje me dy koka. Fatkeqësisht kjo foshnje ka vdekur pas 30 orëve jetë, raporton Mirror.

Anita ishte e bindur që në bark mbante binjakët, megjithatë gjatë lindjes ajo u befasua me një surprizë të pakëndshme. Ajo të shtunën solli në jetë një djalë i cili kishte dy koka, transmeton Telegrafi.

“Ka qenë moment shokues . Nuk e di si ta përshkruaj atë që po ndjej. Ky është fëmija im, por… Do të isha më e lumtur po të lindja djalin e shëndoshë, e jo…”, ka deklaruar Tiwari menjëherë pas lindjes së fëmijës.

Derisa mjekët dhe nëna ishin të shokuar, banorët e qytetit Kanpur ishin mbledhur para spitalit për të festuar lindjen e “fëmijës unik”.

Edhe pse djali fillimisht dukej se kishte lindur shëndoshë e mirë, disa orë pas lindjes kishin filluar komplikimet dhe problemet me frymëmarrje. Mjekët kishin luftuar të shpëtojnë foshnjën, por pas 30 orëve vdiq.

Anita kohë më parë kishte lindur dy vajza të shëndosha./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...