Sindi publikon bisedën e incizuar me autoren e “Për’puthen”

PUBLIKUAR

Ish-konkurrentja e sezonit të dytë të “Për’puthen”, Sindi Loci, shquhej për polemikat e debatet e shumta që shkaktonte në studio.

Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” ajo ka hedhur sërish akuza ndaj produksionit e veçanërisht autores, Olsa Muhametit, si dhe ka publikuar bisedën me të.

“Nëse zgjodhe të reagosh, atëherë vështirë të mendoj se do të rikthehesh sërish në “Për’puthen”. Ju keni kokën tuaj Sindi dhe për këtë më vjen shumë keq sepse unë kam gjithë këto ditë që…”, dëgjohet të thotë Olsa.

Ish-konkurrentja tha se ajo bisedë është zhvilluar pas reagimit të saj më anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

Sindi u shpreh që atë periudhë ka qenë e ngarkuar psikologjikisht sepse gjyshi i saj ishte sëmurë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kemi pasur dhe një telefonatë pas kësaj. Në momentin që më tha që do të largohesh nga program u ndjeva shumë keq dhe e mora në telefon dhe i thashë ‘Olsa pse, të paktën më jep një arsye dhe më bërtet në një mënyrë shumë të çuditshme dhe unë i them: ‘Unë e bëra thjesht sepse kam shumë presion, e kam gjyshin shumë rëndë dhe isha dhe në lot”, u shpreh Sindi.

“Dhe lëre në kohën e vet, ça lidhje ka rëndimi psikologjik?! Nëse ti e bën këtë, ça të them unë, çfarë kuptimi ka të vish më në studio?!”, ishin fjalët që i kishte thënë Olsa, të cilat Sindi zgjodhi t’i bënte publike.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...