Mbesa e atdhetarit Avdi Kelmendi, aktiviste e Vetëvendosjes

PUBLIKUAR

Në akademinë përkujtimore për atdhetarin Avdi Kelmendi, në përmbyllje foli edhe Albulena Kelmendi, e cila në emër të familjes përshëndeti të pranishmit, por edhe kërkoi nga të pranishmit që nderimi më i madh i atdhetarëve, është realizimi i idealit të tyre. Albulena Kelmendi është njëkohësisht edhe aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, ku në fjalimin e saj vërehet qartë se ideali i atdhetarëve nuk është përmbushur ende.

Është kënaqësi e veçantë për mua sot, që po më jepet rasti që në emër të familjes Kelmendi, t’ju përshëndes e falënderojë juve shokë, miq e bashkëveprimtarë të axhës Avdi, të cilët në këto 20 vitet e shkuarjes së tij, keni qenë pranë nesh e me ne, duke e madhështuar kësisoj kujtimin për të.

Ta kesh një njeri të tillë në familje, është sa privilegj, aq edhe përgjegjësi. Është privilegj sepse patëm një burrë të madh, I cili përherë na mësonte se nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë se Atdheu dhe Kombi dhe se detyra ndaj tyre mbaron vetëm atëherë kur s’jemi më. Kurse është përgjegjësi, sepse rruga e tij duhet trasuar në çdo çast të jetës sonë me ballin lart e kurrizin drejt, na obligon që këtë rrugë ta çojmë deri në fund, sepse në të kundërtën përkujtimi dhe nderimi i atdhetarëve rëndon ndërgjegjen.

Nderimi më i madh për veprimtarët dhe dëshmorët është pikërisht realizimi i idealeve të tyre, Lirisë së plotë dhe Bashkimit Kombëtar. Prandaj, si pasardhës të tyre e si shqiptar besnik, obligohemi seriozisht, të gjithë e secili prej nesh të mos ndalemi deri në jetësimin e idealit të tyre, në të kundërtën nuk kanë për të na falur kurrë.

Edhe njëherë, ju falënderojë që jeni sot këtu dhe ju ftoj të na bashkëngjiteni për një koktej rasti të organizuar nga ne.
Qofshi faqebardhë gjithmonë

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...