Rita Ora dhuroi këndet e saja më të bukura teksa pozoi për revistën e njohur franceze.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, pozoi së fundi nga shtrati me një mantel mndafshi teksa u shfaq joshëse për kopertinën e revistës franceze “Nylon France”, shkruan lajmi.net.

Rita shfaqi apelin seksual teksa u ul në çarçafët e bardhë, duke veshur rrjeta të zeza me fustan të zi me një peshqir të mbështjellë në kokë.

Pasi kaloi në një mantel krem, këngëtarja lëshoi mbi shpatulla flokët kaçurrela natyrale.

Pamjet e mrekullueshme të dhomës së gjumit të Ritës u krijuan nga stilistët Karen Langley dhe Nicolas Dureau, të cilët e aksesorizuan atë me vathë prej ari dhe një byzylyk.

Grimerja Morgane Martini dhe parukieri Shon Hyungsun vetëm sa theksuan bukurinë natyrale të Ritës teksa edhe u siguruan që veshjet e Ritës të ishin glamuroze./Lajmi.net/


