Një burrë nga Amerika Jugore, është detyruar të përballet me nervozen dhe tërbimin e gruas së tij, që e kishte harruar në pompë derivatesh dhe kishte vozitur 96 kilometra.
Burri që The Telegraph i referohet si Walter, ishte nisur drejt Argjentinës pas një pushimi në Brazilin fqinj.
Ai ka ndaluar në një pompë derivatesh, për të mbushur veturën dhe për të kryer nevojën. Çfarë Walter nuk e ka ditur është se dhe gruaja tij, që po flinte në pjesën e pasme të veturës, është zgjuar dhe se e ka shfrytëzuar momentin që të shkonte në tualet, transmeton Telegrafi.
Walter, së bashku me djalin 14-vjeçar, ka vozitur për afro 100 kilometra, pa e ditur se nuk e ka gruan me vete.
Për afro dy orë, gruaja tij Claudia ka qëndruar e frustruar në pompën e derivateve, pa mundur ta merr burrin e saj në telefon.
“Ajo ishte shumë e nervozuar. Vetëm e shante dhe ofendonte, por nuk e ka qëlluar fizikisht”, ka thënë një punonjës i pompës së derivateve, për momentin kur burri saj është kthyer që ta merrte gruan. /Telegrafi/


