Dua Lipa nuk shkëlqen vetëm në muzikë, këngëtarja mahnit në pasarelën e Versace

PUBLIKUAR

Dua Lipa mund të konsiderohet vajza e sukseseve të këtij viti. Këngëtarja me origjinë shqiptare  nuk shkëlqen vetëm në muzikë. Së fundmi, ajo mahniti në sfilatën e Modës së Versace-s në Milano.

E veshur me një fustan rozë me shkëlqim që i theksonin belin dhe këmbët e gjata ajo shkëlqeu në pasarelë, krahas yjeve të tjera si Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid.

Këngëtarja me famë botërore ka modeluar për herë të parë për gjigantin e modës Versace duke marrë vëmendjen maksimale nga të gjithë. Dua ka hapur dhe mbyllur sfilatën me plot hijeshi.

Gjiganti i modës, Versace kishte paralajmëruar që në qershor të këtij viti se Dua Lipa do të ishte imazh i kompanisë së tyre, ndërsa vetë këngëtarja postoi disa foto me koleksionin e tyre në fillim të këtij muaji.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...