YAHR: Subjektet Politike në Lipjan me një fushatë krejt ndryshe nga ajo e vitit 2017 në zgjedhjet lokale

PUBLIKUAR

OJQ YAHR përmes një kumtese ka thënë se subjektet Politike në Lipjan me një fushatë krejt ndryshe nga ajo e vitit 2017 në zgjedhjet lokale.
Sipas YAHR ka shtuar se  subjektet politike dhe kandidatet për kryetar të Komunës së Lipjanit që garojnë në zgjedhjet lokale 2021, që gjatë fushatës zgjedhore të përdorin më shumë rrjetet sociale elektronike.
“YAHR përgëzon subjektet politike për formën e organizmit të fushatës në javën e parë, ku më këto veprime do të kontribuonin në mbrojtjen e ambientit edhe nga ndotja e hapësirave publike dhe me këtë në kursimin e parasë”, ka shtuar ndër të tjera.
Kuntesa e plotë nga YAHR:
Kumtesë
YAHR: Subjektet Politike në Lipjan me një fushatë krejt ndryshe nga ajo e vitit 2017 në zgjedhjet lokale
Lipjan, 22 shtator 2021: Organizata e Shoqërisë Civile Youth Association for Human Rights – YAHR, është duke e monitoruar procesin zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2021 në Komunën e Lipjan. YAHR që nga fillimi i fushatës me 15 shator 2021, është duke bërë monitorimin e aktiviteteve të subjekteve politike që veprojnë në Komunën e Lipjanit dhe gjatë kësaj periudhe monitoruese ka vërejtur dallime të mëdha në krahasim me fushatën e subjekteve politik gjatë vitit 2017 dhe 2021, ku viti 2017 karakterizohet me një fushat më shumë vizuele duke ndotur hapësira publike, siç ishin vendosja e posterave, bilbordeve dhe afishe të ndryshme të kandidatëve të subjekteve politike dhe shumë pak në atë kohë janë shfrytëzuar rrjetet sociale elektronike, ndërsa në javën e parë të fushatës të vitit 2021, nuk kemi asnjë bilbord apo poster që janë vendosur nëpër hapësira publike, me ndonjë përjashtim që janë vendosur vetëm nëpër selit e subjekteve politike. Andaj, organizata YAHR përgëzon subjektet politike për formën e organizmit të fushatës në javën e parë, ku më këto veprime do të kontribuonin në mbrojtjen e ambientit edhe nga ndotja e hapësirave publike dhe me këtë në kursimin e parasë.
Po ashtu YAHR inkurajon subjektet politike dhe kandidatet për kryetar të Komunës së Lipjanit që garojnë në zgjedhjet lokale 2021, që gjatë fushatës zgjedhore të përdorin më shumë rrjetet sociale elektronike dhe sa më pak të organizojnë takime me elektoratin e tyre për shkak të rrezikut që mund të kanoset nga infeksion me virusin COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...