Vështirsohet qarkullimi në territorin e Komunës Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Është vështirësuar qarkullimi në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, njëherit është raportuar se banorët e Teqes janë bllokuar disa shtëpi nga bora.

Gjithashtu qarkullimi për Lipjan – Hallaq –Kraishtë është vështirosur për qarkullimi.

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Ndërsa përbrenda qytetit në Lipjan nuk vërehet se janë pastruar trotuaret dhe disa rrugë, transmeton LipjaniNews.

Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese dhe do të jetë më rigoroze ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me të vetmin qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Foto LipjaniNews

12557038_540500982783499_49846494_o 12557094_540500749450189_505824355_o 12557701_540500722783525_323678045_o 12562382_540500689450195_426063681_o 12562951_540500766116854_1840267713_o 12591848_540500966116834_687446768_o 12591976_540500739450190_653667073_o 12592024_540500742783523_29641979_o

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...