Aida Doçi: Kam përjetuar depresion në kohën e martesës, shkaku i komenteve negative

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo është përgjigjur në 50 pyetje të ndryshme rreth jetës së saj personale dhe asaj profesionale.

Aida Doçi dhe Naser Qeli po bëhen prindër: Kjo është e vërteta -  Ballkani.info

Ndër të tjerash, Doçi u pyet edhe nëse ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj depresion – duke dhënë një “Po” si përgjigje të menjëhershme.

“Po, në kohën kur unë jam martuar. Faktikisht, shkaku kryesor ka qenë prej mediave që dinë nganjëherë t’i rrisin gjërat, por shyqyr Zotit e kam tejkaluar. Unë besoj shumë në Zot edhe e njoh veten më së pari edhe e kam tejkaluar”, ka thënë Aida.

Këngëtarja përndryshe u martua në tetor të vitit të kaluar me biznesmenin dhe aktorin Naser Qeli dhe martesa e tyre u komentua shumë në media dhe rrjeet sociale atë kohë.

Aida Doçi dhe Naser Qeli zyrtarisht të martuar - Sinjali

Kjo për arsye se Naseri për një kohë ka ushtruar profesionin e tij si menaxher i Aidës dhe afrimiteti mes tyre nuk dihej të ishte më i madh se sa një miqësi e thjeshtë.

Mirëpo ata vet në një intervistë të përbashkët vitin e kaluar, deklaruan se qëndimi dhe puna e përbashkët për një kohë i ka bërë ata që ta njohin më mirë njëri-tjetrin, duke e çuar kështu në një tjetër stad raportin mes tyre.

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...