Rita Ora duket mahnitëse në të kuqe, në Los Angeles

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këtë javë mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën.

Pasi qëndroi në New York për disa ditë, 30-vjeçarja është kthyer sërish në Los Angeles të Kalifornisë për projektet e saj të radhës.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga kryeqytetit kalifornian, ndërsa duket e mrekullueshme në ngjyrën e kuqe.

Foto: Rita Ora/Instagram

E veshur me një fustan të gjatë dhe të kuq, Rita dukej më se tërheqëse në këto fotografi, ndërsa i buzëqeshte kamerës.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në një prej imazheve, ajo mund të shihet e kthyer nga mbrapa, ndërsa fustani i hollë vë në dukje të pasmet e saj dhe në përgjithësi vijën trupore të laakmueshme nga çdo femër.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar ku do të bëhet pjesë e jurisë së spektakli “The Masked Singer”, teksa më 30 shtator do të jetë në majë të Kullës Eiffel për një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Është përfolur gjithashtu se në fund të vitit ajo mund të niset sërish për në Australi, për t’u bërë pjesë e sezonit të dytë të spektakli “The Voice Australia”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...