Arrestohet reperi i njohur

PUBLIKUAR

Reperi, G-Eazy, dyshohet se ka goditur me grushte dy persona jashtë një hoteli në New York.

G-Eazy është arrestuar dhe akuzuar për sulm ndaj dy personave jashtë një hoteli në New York, ka shkruan NME.

Një grindje mes tre personave dyshohet se u zhvillua jashtë hotelit The Standard në Manhattan të premten, më 10 Shtator.

G-Eazy u arrestua të hënën, një ditë pasi mori pjesë në MTV VMA në Brooklyn.

Policia raportoi se ai ishte arrestuar me akuza për kundërvajtje dhe u lirua pasi iu dha një biletë për t’u paraqitur në gjykatë në një datë të mëvonshme.

Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2018 për goditje të një roje sigurie jashtë një klubi në Stokholm, si dhe posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike

G-Eazy u deklarua fajtor për ato akuza dhe u dënua me kusht.

Kujtojmë se, G-Eazy më parë ka bashkëpunuar me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...