Aktorja hollivudiane shtatzënë për herë të parë, “kapet mat” me barkun e rrumbullakosur

PUBLIKUAR

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj, Cooke Maroney, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë.

 

Këtë lajm të bukur e kanë konfirmuar burime për “Page Six”, pasi dyshja ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht këto lajme dhe nuk dihet gjinia e bebushit,që pritet ta mësojmë shumë shpejt.

Dje ajo u fotografua nga paparacët dhe barku i aktores hollivudiane duket qartë. Pas këtyre fotove virale, pritet dhe konfirmimi i çiftit, transmeton lajmi.net.

Në Tetor të vitit 2019, Jennifer dhe Cooke kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia u zhvillua në privatësi të plotë në një kështjellë në Neëport, në Rhode Island.
Dita nisi me një barbecue para ceremonisë, për të vazhduar me një kokteil, darkën dhe festën deri natën vonë.Shumë vetë u vendosën jashtë kështjellës, duke u përpjekur të kapin diçka nga eventi dhe nga të ftuarit, por ata erdhën të gjithë të mbuluar nga çadra për të evituar çdo paparac.

“Sapo e takova Cooke, doja të martohesha me të. Ne donim të martoheshim me njëri-tjetrin. Donim të angazhoheshim plotësisht. Ai është shoku im më i mirë, kështu që dua ta lidh ligjërisht me mua përgjithmonë. Kur e gjen personin tënd të preferuar në planet, thjesht mendon: Ti mund të largohesh.”- tha aktorja më herët./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...