Reagon Arjan Konomi pasi u komentua për stilin e flokëve

PUBLIKUAR

Rinisja e Për’puthen në 6 Shtator, filloi me vrullin e komenteve dhe diskutimeve, por këtë radhë nuk ka shpëtuar Arjan Konomi. Ai tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve.

Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit  të programit.

Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inati me Arjanin.

Arjani më në fund reagoi pas gjithë kësaj “çmendje” të rrjetit. Në puntatën e djeshme të Për’puthen ai nisi të fliste për flokët e tij. “Sa bukur i ke flokët Arjan”,- i tha Bora.

“Po pra, gjithë Shqipëria u mor me flokët e mia, harruan Covid-in, qeverinë dhe kujtonin se kisha paruke, nuk kam paruke. Kam disa berber dhe 5 vajza të grimit që merren me stilin e flokëve të mia, nejse nuk e kisha shumë mendjen te komentet, pavarësisht se më bënin për të qeshur…”, – u përgjigj Arjani.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...