Tragjedi me disa viktima në Tetovë, personazhet e njohur shqiptarë reagojnë të tronditur

PUBLIKUAR

Mbrëmjen e kaluar një qendër modulare, ku trajtoheshin pacientët me Covid-19 në Tetovë u përfshi nga një zjarr që la të pajetë 14 persona dhe të lënduar disa të tjerë.

Thuhet se mes tyre ka pacientë dhe personel të stafit mjekësor. Për të shuar flakët që përfshinë spitalin u deshën 30 zjarrfikës dhe 7 makina.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, në Tetovë mbërriti kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, si dhe funksionarë të tjerë të qeverisë.

Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar të tronditur edhe shumë personazhe të famshëm, që kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Lutemi për familjarët e viktimave në spitalin e Tetovës! Qoftë tragjedia e fundit! Jemi me ju në këto çaste të vështira”, shkruan Dafina Zeqiri në një postim.

“Dhimbje e madhe! Zoti qoftë me ju tetovarë, lutemi për ju!”, shkruan këngëtarja tjetër Adelina Tahiri në një postim në Instagram.

Tuna, Besa, Lorik Cana, S4MM, e Mahmut Ferati kanë reaguar po ashtu në lidhje me këtë tragjedi.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...