“Të kanë dashur shumë”, këngëtarja shqiptare humb mikun e saj në aksident

PUBLIKUAR

Mad Clip, reperi i njohur me origjinë greke, pak ditë më parë vdiq pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë.

Makina “Porsche” që po voziste, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Mediat fqinje raportojnë se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Para se të ndërronte jetë në aksidentin tragjik, reperi po performonte së bashku me këngëtaren shqiptare, Eleni Foureira, e cila gjatë kësaj kohe ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të saj.

Pasi i dha lamtumirën mikut dhe bashkëpunëtorit të ngushtë me të cilin performoi në dasmën e mikut të përbashkët, përpara se të ndodhte aksidenti tragjik, Eleni bëri një postim prekës në rrjetin social “Instagram”.

“Ta dish që në këtë jetë të kanë dashur shumë! Një udhëtim të mbarë miku im…”, shkroi ajo krahas një fotografie bardhë e zi në të cilën ka pozuar pranë Mad Clip.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Në pritje të ëmbël, Xhuli shfaqet në këtë gjendje rrugëve të Prishtinës

Juliana Nura, e njohur për publikun si “Xhuli”, vazhdon të jetë një nga femrat...

Klodi rrëfen si lindën ndjenjat për Elijonën: “Gjithçka nisi brenda Big Brother-it”

Finalja e Kampionatit Botëror mes Spanjës dhe Argjentinës nuk solli emocione vetëm në fushën...

Influencerja nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?

Influencerja nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Arena’, ka...