Burri nga Lipjani ankohet në polici se e kanë rrahur gruaja dhe vajza

PUBLIKUAR

Një burrë nga Lipjani, dje paradite ka njoftuar policinë e Kosovës dhe gruaja e tij dhe vajza e çiftit janë duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të njëjtit, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, janë intervistuar personat e përfshirë në rast, dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

“Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë raporti 24-orësh./

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...